Një dokumentar i ri në lidhje me kujdestarinë e Britney Spears po vjen në Netflix. Këtë javë, kompania ngacmoi pak ndjekësit me teaser-in e projektit të ardhshëm, publikuar në Twitter. Klipi prej 18 sekondash përmban një regjistrim të këngëtares duke lënë një mesazh për avokatin e saj në 2009, një vit pasi filloi kujdestaria. Sipas Variety, dokumentari i drejtuar nga Erin Lee Carr ka qenë duke u zhvilluar prej një viti dhe do të shfaqë "figura kryesore" të rëndësishme në jetën e Britney-t. Traileri i plotë i "Britney vs Spears", pritet të publikohet ditën e sotme, 22 shtator.
Njoftimi vjen disa javë pasi babai i Britney, Jamie Spears, paraqiti papritur një peticion për t'i dhënë fund kujdestarisë së tij 13-vjeçare më 7 shtator.
Britney vs Spears pic.twitter.com/vpGjzzSjd8
— Netflix (@netflix) September 21, 2021
Vitin e kaluar, Britney ka shprehur shqetësimin me dokumentarët për jetën e saj. Pas publikimit të Hulu: "Framing Britney Spears" në shkurt, ajo pranoi se qau për dy javë mbi dokumentarin dhe "ishte e turpëruar nga vëmendja".
Këngëtarja ka bërë vërejtje të ngjashme edhe për publikimin e dokumentarit të BBC "The Battle For Britney: Fans, Cash and a Conservatorship", duke e quajtur prodhimin "hipokrit".
"Ata kritikojnë mediat dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë", shkroi Britney atëherë.
Kësaj radhe, ndoshta Netflix ka marrë parasysh komentet e Spears dhe është fokusuar më pak në raportimin e mediave për jetën e saj dhe më shumë në atë që këngëtarja ka thënë muajt e fundit për kujdestarinë e saj.
- Pas këtij postimi, Instagrami i Britney Spears u mbyll: Ç'ndodhi?
- Britney Spears është zyrtarisht e fejuar dhe njerëzit e kanë mendjen tek ~unaza~
- 100 njerëzit më me ndikim në botë: Për kë votoi publiku në sondazhin e TIME?
- Të gjithë menduan se Britney Spears dhe partneri u fejuan, por ky i fundit ka një teori tjetër!
- Çfarë po ndodh? Tani, vetë babai i Britney-t po bën peticion për të mos qenë më kujdestar i saj!
- Britney Spears shpjegon pse ka postuar kaq shumë foto topless!
- (Ndoshta) Instagrami po fshin fotot topless të Britney Spears, por ajo vazhdon t'i (ri)postojë!
- ‘Mendoj që po përpiqeshin të më vrisnin’: Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears
- Moment i rëndësishëm: Çfarë mund të ndryshojë tërësisht çështjen #FreeBritney
Burimi: Variety, Pop Sugar