Mund të duket e lehtë të ruash një marrëdhënie të mirë pas një divorci, por nuk është kështu. Ish-çifti i Hollywood-it, Demi Moore dhe Bruce Willis janë shembulli i përsosur se si përballimi i emocioneve negative dhe menaxhimi i zemërimit mund të jetë vendimtar për të ardhmen dhe lumturinë tuaj.
Në vitin 1986 Demi ishte në një lidhje me Emilio Estevez, por ata u ndanë dhe anuluan fejesën. Sidoqoftë, të dy mbetën miq dhe madje ndoqën një premierë filmi së bashku. Ajo u bë një nga ditët më të rëndësishme për Demin:
"Një natë me shumë pasoja në jetën time, sepse në atë premierë, takova një aktor që ishte shumë seksi në atë kohë, në një serial hit të quajtur "Moonlighting". Emri i tij ishte Bruce Willis", thotë ajo.
Moore thotë se kur ajo dhe Bruce u njohën, "traumat e tyre u takuan". Të dy kishin patur fëmijëri të vështirë dhe pasion për aktrimin.
Kështu, në vitin 1987, ata u martuan në Las Vegas si në filma, por përralla përfundoi pas fëmijës së tyre të parë. Demi vendosi t'i kthehej aktrimit, ndërsa Bruce i kërkoi të qëndronte në shtëpi. Por gjatë asaj kohe, çifti e kaloi "testin" dhe të dy e bënë marrëdhënien të funksiononte.
Situata ndryshoi me një shtatzëni të dytë, që e bashkoi çiftin edhe më shumë. Pastaj fëmija i tretë e bëri marrëdhënien më të fortë derisa Demi zbuloi se nëna e saj po vdiste. Bruce dhe Demi, atëherë morën vendimin për t'u ndarë.
Pas divorcit, Bruce Willis pranoi se nuk e kishte kuptuar se çfarë shkoi keq, duke thënë:
"Unë ende e dua Demin. Jemi shume të afërt. Ne kemi 3 fëmijë të cilët do të vazhdojmë t’i rrisim së bashku, dhe ndoshta jemi tani, po aq të afërt sa ishim. Ne e kuptojmë se kemi një angazhim gjatë gjithë jetës për fëmijët tanë. Miqësia jonë vazhdon. Martesa është lënë mënjanë.”
Divorci paqësor nga ana e të dyve, bëri që ata të ruanin një marrëdhënie të mirë, pavarësisht emocioneve të përkohshme.
Ata nuk i ndajnë kurrë pushimet ose ditëlindjet dhe kalojnë së bashku çdo ngjarje familjare. Madje, ata e mbështesin edhe njëri-tjetrin në marrëdhëniet e reja romantike. Gjatë një interviste, Demi thotë: "Është qesharake ta thuash, por unë jam krenare për divorcin tonë".
Ky është edhe sekreti i lidhjes së tyre të tanishme, ata i gjenden gjithnjë pranë njëri-tjetrit si miq, para së gjithash.
Burimi: Bright Side