Celebrity

Elon Musk thotë se ai dhe Grimes janë gjysmë të ndarë

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2021

Elon Musk thotë se ai dhe Grimes janë gjysmë të ndarë

Themeluesi i SpaceX u shpreh se ai dhe këngëtarja kanadeze janë "gjysmë të ndarë", por mbeten në marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të jenë prindër të djalit të tyre 1-vjeçar, X Æ A-Xii.

"Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe jemi në marrëdhënie të shkëlqyera," tha Musk për Page Six.

"Kryesisht puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Ajo po qëndron me mua tani dhe bebi X është në dhomën ngjitur.”

Elon Musk thotë se ai dhe Grimes janë gjysmë të ndarë

Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, dhe Elon zbuluan se janë bashkë në maj të viti 2018. Ata u bënë prindër në maj të vitit 2020. Musk ka edhe pesë djem të tjerë nga martesa me Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.

Në një intervistë të fundit për Vogue, Grimes foli për prindërimin dhe u shpreh se nuk e pëlqen fare fjalën “nënë”.