Planeti

Kriza e klimës: Qindra e mijëra njerëz protestojnë në 1,800 qytete të botës

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2021

Kriza e klimës: Qindra e mijëra njerëz protestojnë në
Cape Town, South Africa
Foto: Rodger Bosch/AFP/Getty

Qindra e mijëra njerëz në 99 shtete morën pjesë në protesta të koordinuara globale duke kërkuar veprime urgjente për të trajtuar krizën ekologjike.

Protestat e të premtes, aksioni i parë në botë për klimën që nga nisja e pandemisë, po zhvillohen javë para samitit të klimës Cop26 në Glasgow, Skoci.

Kriza e klimës: Qindra e mijëra njerëz protestojnë në
Greta Thunberg, Berlin
Foto: Maja Hitij/Getty

Në Gjermani, dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vendit, Greta Thunberg i tha një turme prej më shumë se 100,000 njerëzve se "asnjë parti politike" nuk po bënte sa duhet.

Aktivistja suedeze, protesta e saj e vetme në vitin 2018 frymëzoi lëvizjen globale Fridays for Future, u tha mbështetësve se ata kishin nevojë të ushtronin presion mbi udhëheqësit politikë të Gjermanisë ditën e zgjedhjeve.

Kriza e klimës: Qindra e mijëra njerëz protestojnë në
Berlin
Foto: Filip Singer/EPA

Organizatorët e protestës globale thanë se kishte protesta në më shumë se 1,800 qyteza dhe qytete në të gjithë botën në Europë, Afrikë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore. Marshime pati edhe në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ke?shilli Mjedisor Tirane? (@keshillimjedisortirane)

Në fillim të këtij viti, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike tha se emetimet e karbonit në botë duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030 për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale.

Kriza e klimës: Qindra e mijëra njerëz protestojnë në
New Delhi, India
Foto: Jewel Samad/AFP/Getty Images

Ka pasur disa lëvizje pozitive ditët e fundit. Kina tha që tha se do t'i japë fund financimit për termocentralet ndotëse të qymyrit jashtë vendit - edhe pse jo brenda vendit - ndërsa SHBA dyfishoi financimet e saj klimatike për vendet e cenueshme.

Burimet: Guardian, Reuters