TV Mania

Thuhet se do të ketë ‘Big Brother VIP Fun Club’: Kush e prezanton?

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2021

Thuhet se do të ketë ‘Big Brother VIP Fun Club’: Kush e

“Big Brother Fun Club” ka qenë pjesë e pandashme e edicioneve të fundit të reality show-t, si një emision me diskutime dhe komente për ngjarjet javore të banorëve. A do të jetë ky format edhe në edicionin e këtij viti, ku banorë do të jenë personazhe të njohur?

Sipas VipMagazine.al, “BB Fun Club” do të rikthehet edhe në këtë format të ri dhe do të drejtohet nga moderatorja Dojna Mema, e cila prej pak kohësh mungon në ekran.

Anabel.al iu drejtua Dojnës për vërtetësinë e çfarë po përflitet, por nuk morëm një përgjigje.

Ndryshe nga vitet e kaluara, "Big Brother VIP" do të vije me dy netë programi live, të cilat do të transmetohen të martave dhe të premteve në mbrëmje. Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, moderatorja Arbana Osmani zbuloi se do të ketë dy opinionistë.

Deri më tani, mes emrave që përfliten se do të marrin pjesë në Big Brother VIP janë: Sheila Haxhiraj, Hygerta Sako, Vesel Kurtishaj, Valbona Mema dhe Romeo Veshaj.