Mendja

Një psikiatre demonstron me video 3 mënyra se si ndaloi atakun e saj të panikut!

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2021

Një psikiatre demonstron me video 3 mënyra se si ndaloi atakun e saj

Dr. Sasha Hamdani është një psikiatre e certifikuar, e specializuar për të ndihmuar njerëzit me ADHD, por në këtë video, ajo ndan një moment privat gjatë një sulm paniku që i ndodh vetë asaj. Hamdan shpjegon çfarë ia shkaktoi sulmin e panikut  (ishte trauma e lidhur me ADHD), dhe gjithashtu përshkruan simptomat fizike që ajo po përjetonte duke përfshirë frymëmarrjen e rënduar dhe rritjen e rrahjeve të zemrës. Mjekja lufton me lotët dhe thotë se i duhet të ndalojë së filmuari për shkak të simptomave, por ajo e lë kamerën ndezur. Mund të dëgjohet frymëmarrja e thellë dhe të kuptohen 3 hapat që ajo mori për të qetësuar veten:

- Fshihet në makinë, pra i largohet asaj që i ngacmoi sulmin e panikut.

- Përpiqet të marrë frymë nga stomaku dhe jo nga gjoksi/fyti.

- Përpiqet të gjejë shkronja të emrit të saj nëpër targat e makinave në parking.

Nëse e gjeni veten duke pasur një sulm paniku, provoni një ose të treja teknikat për të zbutur simptomat fizike. Kontaktoni me një psikiatër/psikolog për të mësuar më shumë rreth arsyeve pse ju ndodhin sulmet e panikut. Lexoni më shumë artikullin: Sulm paniku vs Sulm ankthi: Cili është ndryshimi.

Burimi: Pop Sugar