Catherine, dukesha e Cambridge, bëri një hyrje të paharrueshme në premierën e filmit të fundit të James Bond, "No Time to Die".
Kate ndoqi premierën në Royal Albert Hall me bashkëshortin e saj, princin William. Të pranishëm ishin edhe princ Charles dhe Camilla, dukesha e Cornwall.
Për mbërrtijen në tapetin e kuq, Kate veshi një fustan ngjyrë ari, i Jenny Packham dhe flokë të stiluar në një stil elegant. Grimi ishte natyral, por sidoqoftë, kishte elemente që e bënin ideal për mbrëmjen. William u shfaq me një smoking klasik të zi.
Premiera e "No Time to Die" shënon udhëtimin e parë të Kate në tapetin e kuq që nga eventi i zhvilluar në distancë sociale në maj, për publikimin e "Cruella" të Disney, me protagoniste Emma Stone. Eventi është gjithashtu paraqitja e parë e madhe dhe e përbashkët për familjen mbretërore, pas pushimit të tyre dy-mujor, që tradicionalisht zhvillohet në fund të verës.
Njerëzit po e krahasojnë veshjen, edhe me këtë dalje të princeshë Diana-s:
Burimi: Harper's BAZAAR