TV Mania

Publikohet data kur nis ‘Big Brother VIP’

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2021

Publikohet data kur nis ‘Big Brother VIP’

“Big Brother VIP” iu shtua rubrikës “Guida TV” në portalin e Top Channel duke bërë që të përflitej se reality shoë do të niste këtë të premte (1 tetor). Megjithatë në një postim në faqen zyrtare në Instagram, u njoftua se spektakli nis javën e ardhshme.

“Big Brother VIP – 5 tetor” shkruhet në foton e postuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ndryshe nga vitet e kaluara, "Big Brother VIP" do të vije me dy netë programi live, të cilat do të transmetohen të martave dhe të premteve në mbrëmje.

Për momentin, nuk janë zbuluar personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë. Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se të gjithë banorët VIP do të zbulohen natën e parë të spektaklit.

Deri më tani, mes emrave që përfliten se do të marrin pjesë në Big Brother VIP janë: Sheila Haxhiraj, Hygerta Sako, Vesel Kurtishaj, Valbona Mema dhe Romeo Veshaj.