Pas disa muajsh spekulimesh se Kim Kardashian dhe Maluma kishin diçka bashkë, pas divorcit të saj nga Kanye West, Maluma sqaron gjithçka lidhur me lajmet e publikuara.
Duke pranuar se nuk është i sigurt se nga filluan thashethemet për romancën, këngëtari tha se u takua për herë të parë me Kim dhe motën e saj, Kourtney-n, në shfaqjen e Dior Men për vjeshtën 2020 në vitin 2019, në Miami.
"Njerëzit tani kanë filluar të flasin për këtë dhe nuk e di pse. Ndoshta sepse ajo sapo u divorcua. Por jo, ne jemi miq të mirë. Nuk flasim aq shpesh, por jemi miq të mirë dhe i urojmë gjithmonë më të mirën njëri-tjetrit", u shpreh ai.
Kim iu drejtua gjithashtu thashethemeve gjatë ribashkimit special të "Keeping Up With the Kardashians", në qershor. Edhe ajo tha se "janë vetë miq".
"E kam parë disa herë, gjithmonë në Miami. Një djalë kaq i mirë!"
Kim nuk është e vetmja anëtare e familjes që ka miqësi me këngëtarin. Gjatë vitit të kaluar, ai dhe Scott Disick, i cili ka tre fëmijë me ish-partneren, Kourtney, krijuan një miqësi mjaft të ngushtë. Madje Disick është shfaqur dhe në një nga klipet e Maluma-s, "Sobrio".
Burimi: E! Online