Instagramming

Kërkesa disi e çuditshme për të qenë në ‘Big Brother’: Flet këngëtarja

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2021

Kërkesa disi e çuditshme për të qenë në

Gjatë intervistës në Top Albania Radio, producentja e “Big Brother VIP”, Lori Hoxha, e pyetur nëse ka patur ndonjë kërkesë nga personazhet e njohur për të pranuar ftesën për t’u bërë pjesë e reality show-t, u shpreh se një prej tyre kishte kërkuar që të merrte edhe fëmijën me vete.

“Ky është një nga ato kushtet të cilin nuk e kemi pranuar. Ka qenë që të marrë edhe fëmijën me vete. Ne e menduam dhe thamë që ndoshta nuk është shumë etike dhe është jashtë rregullave.”

Në një postim në Instagram, këngëtarja Lindita Halimi, nënë e një vajze 2-vjeçare, zbuloi se bëhet fjalë për të.

“Po, isha unë. Nuk mund ta lija kalamonin 100 ditë pa mamin [sic].”

Kërkesa disi e çuditshme për të qenë në

Në koment ajo shkruan se “nuk mund të qëndroj 100 ditë pa paguar. Nuk kishte ofertë për pagesë, thjesht ‘shpresë’ se mund të fitoj 100 mijë euro dhe unë kam fatura për të paguar.”

Kërkesa disi e çuditshme për të qenë në

Këngëtarja theksoi se do të ishte një përvojë e bukur, por nuk është mësuar të qëndrojë gjithë ditën pa bërë asgjë dhe të mos paguhet.