Celebrity

Shërbimi sekret, jo pa arsye, kishte një pseudonim filmash vizatimorë për Melania Trump!

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2021

Shërbimi sekret, jo pa arsye, kishte një pseudonim filmash

Ish-zonja e parë Melania Trump u quajt "Rapunzel" nga shërbimi sekret sepse ajo rrallë largohej nga "kulla e saj, e njohur si rezidenca e Shtëpisë së Bardhë", sipas një fragmenti nga libri i ri shkruar nga ish-shefja e stafit të saj.

Stephanie Grisham pohon librin e saj me kujtime "I'll Take Your Questions Now: What I Saw at the Trump White House" (Do ju përgjigjem pyetjeve tuaja tani: Çfarë pashë në Shtëpinë e Bardhë), që Melania kryesisht qëndroi në rezidencën ekzekutive, me prindërit e saj, ose me djalin, Barron.

Grisham gjithashtu pretendon se Melania kalonte shumë kohë duke punuar në albumet e fotografive. Sipas një fragmenti të librit, i cili do të dalë më 5 tetor, autorja thotë se albumet e fotografive ishin një nga "dy fëmijët" e Melania.

The Independent raportoi se ish-zonja e parë ishte e përkushtuar për të marrë fotografitë perfekte për këto albume. Grisham pohon se ajo një herë kaloi dy orë duke rikrijuar një ceremoni të prerjes së shiritit për të marrë një fotografi të kënaqshme dhe se, gjatë trazirave në Capitol, Melania ishte e zënë me fotografimin e një qilimi.

Sipas librit, agjentët e shërbimit sekret mezi prisnin të punonin me-ish zonjën e parë. 

Sipas Business Insider, libri do të ketë edhe shumë të pathëna për martesën e Melania-s me Donald Trump.

Burimi: Yahoo