Ylli i popit shkroi një mesazh të përzemërt në Instagram duke falënderuar lëvizjen #FreeBritney për mbështetjen dhe "qëndrueshmërinë e vazhdueshme" në lidhje me betejën e saj për kujdestarinë.
Britney postoi mesazhin së bashku me një video, ku njerëzit vunë re ndryshimin te flokët (më parë, është raportuar se Britney-n nuk e lejonin as të bënte gjëra si lyerja e thonjve, kujdesi për flokët etj).
"Lëvizja #FreeBritney...Unë nuk kam fjalë...për shkakun tuaj dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria ime...jeta ime tani është në atë drejtim!!!! Qava dje për dy orë sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë.”
View this post on Instagram
Postimi erdhi pas vendimit të gjykatës në Kaliforni që pezulloi të atin e këngëtares, Jamie Spears, si i kujdestar i pasurisë së saj. Komenti në Instagram ishte i pari i Britney-t pas fitores për betejën ligjore mbi kujdestarinë.
Avokati i saj, Mathew Rosengart, tha më parë gjatë një konference për shtyp se këngëtarja ishte "shumë e lumtur" me vendimin.