Në ditët e sotme, është normale që të keni ditë kur mendoni se nuk i keni bërë gjërat si duhet. Por ndjenja e pasigurisë për veten gjatë gjithë kohës mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës, nga shëndeti fizik dhe mirëqenia emocionale deri tek mënyra sesi performoni në punë.
Kjo qasje nuk ndikon vetëm te ju. Hulumtimet tregojnë se vetëvlerësimi ndikon në kënaqësinë e marrëdhënieve si për ju, ashtu edhe për të tjerët. Megjithatë mund të rrisni vetëbesimin. Patjetër që nuk do të ndodhë brenda natës, por hap pas hapi do të vini re ndryshimet.
Konfirmoni vlerën tuaj
Kujtoni “inventarin” e gjithçkaje që po bëni si duhet. Ka shumë mundësi që mendimet për veten nuk marrin parasysh qindra mikro-vendime pozitive ditore.
Kujdesuni për nevojat tuaja së pari
Nëse gjithmonë kujdeseni për nevojat e të tjerëve dhe harroni nevojat tuaja, nuk po e vlerësoni veten sa duhet. Shtimi i kujdesit për veten në rutinën e përditshme mund t'ju ndihmojë të kundërshtoni mendimet negative dhe të nxisni vetëvlerësimin. Disa mënyra të thjeshta: masazh për trupin dhe fytyrën, stërvitje, shkëputuni për pak nga rrjetet sociale, vakt që ju pëlqen, flisni bukur për veten etj.
Përqafoni “të çuditshmen”
Do të ndodhin momente kurgaboni. Pranimi i këtij fakti mund t’ju ndihmojë të ndiheni më rehat me veten. Herën tjetër që do ta gjeni veten në siklet për diçka, përpiquni të qeshni.
Sfidoni mendimet negative
Përpiquni të praktikoni kundërshtimin e mendimeve negative. Falni veten dhe kuptoni se disa raste specifike nuk ju përcaktojnë si person. Shkruajini mendimet negative në mënyrë që të tërhiqeni dhe thjesht t'i vëzhgoni ato. Përqendrohuni te diçka pozitive dhe mendoni si mund të mësoni nga kjo përvojë për mirë.
Kaloni kohë me njerëzit që ju duan
Ka tepër rëndësi ta rrethoni veten me njerëz të dashur dhe mbështetës për të ndërtuar besimin dhe për të pranuar veten ashtu siç jeni. Takohuni më shpesh me miqtë dhe njerëzit që vlerësoni.
Largohuni nga situatat shqetësuese
Të kuptuarit e njerëzve dhe situatave që ulin vetëvlerësimin mund t'ju ndihmojë të përcaktoni se çfarë të shmangni. Nëse jeni duke e rrethuar veten me të ashtuquajturit "miq" të cilët e bëjnë zakon që të tregojnë të metat tuaja, është një shenjë e qartë për të gjetur shoqëri më të mirë.
Reflektoni për të mirën
Festoni sukseset dhe flisni për veten kur keni pasur një fitore të madhe në punë. Të qenit krenar për atë që bëni, edhe nëse në fillim duket e pakëndshme, mund të ketë një efekt të fuqishëm në vetëvlerësim.
Bëni gjëra që ju gëzojnë
Kaloni kohën e lirë duke bërë gjëra që ju sjellin gëzim dhe lumturi, pavarësisht se çfarë bëni. Më mirë akoma, mësoni diçka të re.
Përqendrohuni te “hapat e foshnjës”
Tejkalimi i pasigurisë dhe rritja e vetëbesimit tuaj nuk ndodh brenda natës. Përpiquni të jeni të sjellshëm me veten gjatë këtij procesi dhe mos u dekurajoni nëse gjërat nuk po përmirësohen aq shpejt sa dëshironi. Edhe nëse nuk ndiheni të sigurt sot, hapat e vegjël që po bëni tani përfundimisht do të jenë hapa më të mëdhenj dhe do t’ju bëjnë të ecni përpara.
Lexoni libra
Librat për natyrën e pasigurisë dhe mënyrat për ta zgjidhur jo vetëm që mund t’ju ofrojnë këshilla të mira, por gjithashtu do t'ju ndihmojnë të ndiheni më pak vetëm në atë çfarë po kaloni. Disa libra: “What to Say When You Talk to Your Self” nga Shad Helmstetter; “What’s Right with Me” nga Carlene DeRoo; “Self-Compassion: The Proven Power of Being Kind to Yourself” nga Kristen Neff; “Healing Your Emotional Self” nga Beverly Engel etj.
Punoni me një terapist
Duke folur me një terapist të kualifikuar mund t'ju ndihmojë të eksploroni frikën dhe pasiguritë dhe të kuptoni se nga vijnë. Gjithashtu terapistët mund t'ju ndihmojnë të zhvilloni mjete të reja për të menaxhuar situata që dëmtojnë vetëbesimin.
Burimet: Healthline, VeryWellMind