Art & Libra

Këto mikro-piktura, të cilat futen në vrimën e një gjilpëre, u shitën për vlerën marramendëse

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2021

Këto mikro-piktura, të cilat futen në vrimën e një

“Klithma” e Munch, “Vajza me vëth perle” e Vermeer, “Zambaku i ujit” i Monet, “Vajza me tullumbace” e Bansky (murale) dhe “Nata me yje” dhe “Lulediellit” të Van Gogh, të rikrijuara në versione aq të vogla sa mund të futen brenda vrimës së një gjilpëre, u shitën për më shumë se £90,000 (afërsisht 12,800,000 lekë).

Këto mikro-piktura, të cilat futen në vrimën e një

Me profesion skulptor, David A Lindon e nisi këtë hobi në vitin 2018 dhe e konsideroi si diçka “që i ndryshoi jetën”. Të gjitha mikro-pikturat u shitën për koleksionistët privatë për £15,000 secila.

Këto mikro-piktura, të cilat futen në vrimën e një

"Duket si një përparim i natyrshëm për të eksploruar pikturat dhe për të zbuluar deri në sa të vogla mund t’i punoj,” tha ai për BBC.

Këto mikro-piktura, të cilat futen në vrimën e një

Këto mikro-piktura, të cilat futen në vrimën e një

"Teksa krijimi i një mikro-pikture përdor të njëjtin proces si bërja e një vepre arti me madhësi të plotë, ka një fokus më të madh në transferimin e cilësive estetike të origjinalit ndërkohë që i përfaqëson ato në një shkallë shumë më të vogël."

Ai shtoi: "E vetmja gjë që më pëlqen është kur përfundon. Ai lehtësim, dhe pastaj të shohësh shprehjet e gëzimit dhe befasisë në fytyrat e njerëzve, është fantastike."