Banorët e “Big Brother VIP” e patën të pamundur të mbanin lotët teksa disa prej tyre tregonin histori personale mbi kancerin.
Një prej tyre, Beniada, tregoi historinë e saj me një mish të huaj në gjoks, të cilin për fat të mirë e diagnostikoi herët.
“Unë në fakt e kapa shumë shpejt. Ishte 5 centimetra dhe u detyrova të operohesha. Duhet të kemi kurajë dhe t’i përballojmë. Unë i thashë vetes që do ta kaloj, u bëra pozitive dhe e kalova.”
View this post on Instagram
Sheila gjithashtu ndau një histori të kancerit në familjen e saj.
“Kam pasur dikë që ka bërë një luftë shumë të gjatë me kancerin. Hallën time e cila më ka rritur të them të drejtën. E kam pasur si mamin tim të dytë dhe kemi jetuar në një shtëpi. Iu shfaq kanceri tre herë. Çfarë më ka ardhur keq është se në momentet e fundit, pasi iku në Amerikë, vetëm dikush iu gjend afër [...] Mirë është që të bëjmë sa më shumë vizita. Se ne gjithmonë ngelemi në momentet e fundit kur shfaqet sëmundja. Duhet të bëjmë kontrolle çdo gjashtë muaj.”
View this post on Instagram
Sabiani gjithashtu tregoi për herë të parë se nëna e tij ka ndërruar jetë nga kanceri dhe ajo nuk e ka parë kurrë në skenë.
View this post on Instagram
Paloma tregoi se humbja e motrës për shkak të kancerit të gjirit është humbja më e madhe për të.
View this post on Instagram
Pas historive, banorët ndanë mesazhin “E duam jetën” duke iu referuar ndërgjegjësimit për muajin kundër kancerit të gjirit.
View this post on Instagram