Shendeti i Gruas

Pse kjo fjongo për kancerin e gjirit ka një ndryshim nga fjongoja tradicionale rozë!

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2021

Pse kjo fjongo për kancerin e gjirit ka një ndryshim nga fjongoja

Është një fakt i trishtë që sot, pothuajse të gjithë njohin dikë që ka patur probleme të kancerit të gjirit. MBC është forma e vetme e kancerit të gjirit që vret. Megjithatë, ndërsa MBC (Metastatic Breast Cancer) merr jetën e 115 njerëzve çdo ditë, sipas statistikave të dala nga institucione në SHBA, shumë pak fonde mblidhen për të financuar kërkimet e trajtimeve dhe kurave të reja.

Këto statistika tronditëse shpjegojnë pse gjithnjë e më shumë njerëz po përqafojnë një fjongo të ri-dizenjuar të kancerit të gjirit që shkon përtej rozës. Krijuar nga Self në 1992, fjongoja e famshme rozë lidhet ngushtë me zbulimin e hershëm dhe festimin e të mbijetuarve, por kur bëhet fjalë për MBC, gjasat janë që të mos ketë të mbijetuar, thjesht një zgjatje e jetës edhe për pak kohë, nëpërmjet disa trajtimeve. Kështu, një fjongo që nuk ka vetëm ngjyrën rozë, synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e drejtimit të fondeve drejt zhvillimit të trajtimeve që zgjasin jetën dhe pse jo, zbulojnë edhe zgjidhje të reja.

Pse kjo fjongo për kancerin e gjirit ka një ndryshim nga fjongoja

Në fjongon e re, jeshilja përfaqëson triumfin e pranverës mbi dimrin, jetën mbi vdekjen; bluja e lehtë simbolizon shërimin dhe spiritualitetin; dhe një mbivendosje e hollë shiriti rozë nënkupton kancerin metastatik që e ka origjinën në gji.

Shpesh ekziston një ide e gabuar se ekziston një kurë për kancerin e gjirit, por ky fatkeqësisht nuk është gjithnjë rasti.

Pse kjo fjongo për kancerin e gjirit ka një ndryshim nga fjongoja

Burimi: Glamour