Nëse do të bënim një listë me “gjërat që pëlqejmë nga Adele”, padyshim që do ta vendosnim penelin e famshëm te sytë.
"Herën e parë që punuam së bashku dhe i vendosa penel, nuk mendoj se e menduam se do të bëhej kaq ikonik," tha Michael Ashton për Page Six Style, i cili punoi me Adele për 13 vjet.
View this post on Instagram
Ai tregoi se kur bëni penelin te sytë, duhet ta nisni nga këndi i jashtëm dhe të punoni brenda. “Kjo e bën dorën të krijojë një vijë të drejtë drejt cepit të brendshëm të syrit."
"Pra, filloni në skajin e jashtëm të vijës së qerpikëve duke punuar në mes, pastaj bëni një vijë të hollë nga këndi i brendshëm i syrit për t'i bashkuar të dyja rreshtat së bashku.”
Ashton shtoi se “nëse e shihni që lëvizja po shkon shumë poshtë, tërhiqeni lart në një kënd prej 45 gradë. "Teksa e tërhiqni lart, do të krijoni një vijë më të zgjatur dhe të ngritur te sytë."
Dhe mos u shqetësoni: Gabimet ndodhin, edhe kur jeni një profesionist me përvojë.