Celebrity

Britney Spears: ‘Zot, ki mëshirë për familjen time nëse jap ndonjëherë një intervistë’

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2021

Britney Spears: ‘Zot, ki mëshirë për familjen time

Britney Spears iu drejtua sërish familjes së saj në një postim në Instagram.

Përmes një mbishkrimi të gjatë ku reflekton për lirinë që ka tani, ylli i muzikës pop foli edhe për anëtarët e familjes të cilët nuk bënë asgjë teksa ajo duronte kushtet abuzuese të kujdestarisë 13-vjeçare.

“Zot, ki mëshirë për anëtarët e familjes sime nëse jap ndonjëherë një intervistë,” shkroi ajo duke treguar se nuk ka në plan që të japë një intervistë për momentin.

Pas një beteje të ashpër nga Britney dhe avokati i saj, Mathew Rosengart, i ati i saj, Jamie, u pezullua përfundimisht nga kujdestaria më 29 shtator. Një seancë për të vendosur përfundimin për rastin e saj është caktuar në 12 nëntor.

Pasi iu drejtua gjykatës në qershor, Britney shprehu zemërimin që familja e saj "nuk bëri asgjë” për ta ndihmuar pasi pretendoi se, nën kontrollin e të atit, ajo u detyrua të shkonte në një institucion të shëndetit mendor, u detyrua të merrte litium dhe iu vendos me forcë një kontraceptiv për të parandaluar shtatzënitë, të gjitha kundër vullnetit të saj.

Një dokumentar i kohëve të fundit i New York Times pohoi gjithashtu se Jamie Spears kishte punësuar një firmë sigurie që të vëzhgonte fshehurazi telefonin e vajzës, duke regjistruar bisedat në dhomën e gjumit.