Ekspertët e emrave të foshnjave shpesh bëjnë parashikimet e tyre se cilët emra do të jenë të njohur në një ose dy vjet. Por ekspertët në Nameberry – një website i njohur për emrat e bebeve – vendosën ta çojnë edhe më tej parashikimin, në tre dekadat e ardhshme.
"Libri ynë i parë 'Beyond Jennifer & Jason' doli në vitin 1988 dhe kështu që ne kemi parashikuar tendenca që atëherë - tendenca si emrat që mbarojnë me O, emrat e natyrës, emrat uniseks - emrat që të gjithë u bënë të njohur.
Pamela Redmond, bashkëthemeluese e Nameberry, tha për HuffPost: "Kështu që e sfiduam veten të bënim të njëjtën gjë me listën e vitit 2020. Ne zgjodhëm 30 vjet përpara.”
Për të identifikuar emrat më të njohur të së ardhmes, redaktorët e Nameberry shqyrtuan mijëra emra që iu dhanë më pak se 25 fëmijëve të lindura në vitin 2020. Ata zgjodhën 10 emra të pazakontë për vajzat dhe djemtë,për të cilët mendojnë se do të jenë më të njohur në vitet e ardhshme.
"Ne kemi parë ndryshimet e gjeneratave përsa u përket emrave dhe zbuluam se shumë emra trend sot ishin jashtëzakonisht të rrallë një brez më parë, në statistikat amerikane të vitit 1990," tha Redmond.
Ajo vuri në dukje se pret që shumica e njerëzve që lexojnë listën nuk do t'i pëlqejnë emrat, pasi brezat e mëvonshëm priren të zgjedhin emra që prindërit e tyre nuk do t'i donin.
Ja emrat e parashikuar:
Vajza
Eleri
Franklin
Ione
Lunarose
Pandora
Pixie
Prairie
Vita
Willoughby
Xoe
Djem
Clement
Florian
Hale
Helix
Isidore
Jupiter
Kanoa
Oakes
Vision
Wilbur
- Një listë me emra për vajza dhe kuptimi pas tyre
- Një listë e gjatë me emra bebesh për ju që s'keni akoma asnjë lloj ideje!
- Emra aspak të zakonshëm djemsh për çdo shkronjë alfabeti
- Një listë me emra të veçantë për bebushat e 2021-shit
- Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të preferuarin tuaj!
- Frymëzuar nga VIP-at: Një listë për ata që duan emra shqiptarë për bebushat!
- 10 emra bebesh të frymëzuara nga Hëna!
- 10 mënyra si të gjesh emrin perfekt për bebin tënd