Celebrity

Si kjo foto e Kim Kardashian ndihmoi në zgjidhjen e një misteri

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2021

Si kjo foto e Kim Kardashian ndihmoi në zgjidhjen e një misteri

Përmes një mënyre që askujt nuk do t’i shkonte ndërmend, fotoja Kim Kardashian në Met Gala 2018 ndihmoi për të zgjidhur misterin për një artifakt (send ose objekt i bërë nga njeriu që ka interes kulturor ose histori) të vjedhur.

Një foto e bërë virale asokohe, tregoi Kim që pozonte në arkivolin e artë të Nedjemankh – arkivol i lashtë egjiptian ku u mbajt mumja e Nedjemankh, një prift i perëndësisë së dashit Heryshaf – duke çuar në përfundimin e një çështjeje të gjatë penale që përfshinte artifaktin e artë.

Si kjo foto e Kim Kardashian ndihmoi në zgjidhjen e një misteri

Në një episod të podkastit të gazetarit Ben Lewis (via New York Post) “Art Bust: Scandalous Stories of the Art World,” ai tregon se si fotografia luajti një rol në kapjen e hajdutëve që vodhën arkivolin e Nedjemankh dhe e shitën atë te Muzeu Metropolitan i Arteve (Met) për 4 milionë dollarë duke përdorur dokumente të rreme.

Hetimi nisi sepse një person anonim nga Lindja e Mesme, pasi foton e Kim Kardashian pranë arkivolit, njoftoi zyrën e prokurorit në Manhattan. Ai ishte i rrituar sepse nuk ishte paguar kurrë për faktin që nxori arkivolin shtatë vjet më parë.

Si kjo foto e Kim Kardashian ndihmoi në zgjidhjen e një misteri

Një hetim tregoi se grabitësit e vodhën arkivolin në vitin 2011, duke gërmuar varrin. Pastaj në vitin 2013 ia dërguan Hassan Fazeli, një tregtari të sendeve antike në Sharjah, një qytet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas podkastit, Fazeli shkroi një formë eksporti ku ai e etiketoi gabimisht arkivolin si greko-romak për të mbuluar origjinën e vërtetë. Reliku më pas iu shit Roben Dib, menaxher i Galerisë Dionysos në Hamburg, Gjermani. Dib ndërtoi procesin e restaurimit dhe dyshohet se falsifikoi një licencë eksporti egjiptiane ku shkruhej se ishte arkivoli i Nedjemankh dhe ishte eksportuar ligjërisht në vitin 1971.

Si kjo foto e Kim Kardashian ndihmoi në zgjidhjen e një misteri

Dhe kështu zinxhiri vazhdoi. Arkivoli u dërgua më pas te studiuesi dhe tregtari francez i antikave Christophe Kunicki dhe kolegu i tij Richard Semper. Nëse ata e dinin origjinën e arkivolit mbetet e paqartë. Ata e shitën te Met për mbi 4 milionë dollarë.

Por grabitësit kishin lënë gabimisht një kockë gishti brenda arkivolit kur artifakti mbërriti në Met. Arkivoli i veshur me ar u dërgua në Kajro në vitin 2019. Drejtori ekzekutiv i Met, Daniel Weiss, i kërkoi falje popullit egjiptian.

"Pasi mësuam se muzeu ishte viktimë e mashtrimit dhe pa dashje mori pjesë në tregtinë ilegale të antikave, ne punuam për kthimin e tij në Egjipt," tha Weiss në një deklaratë.