Ndonëse për momentin lidhja e Bora Zemanit dhe Donaldit ka përfunduar, deklaratat e këtij të fundit kanë bërë banorët e shtëpisë të aludojnë se historia e tyre ka diçka ende të pambyllur.
Gjatë një bisede mes Semit, Donaldit, Fifit, Kledit dhe Granitit, moderatorja Bora Zemani u bë sërish kryefjala! Banorët, kureshtarë për të ditur më shumë rreth marrëdhënies së tyre, i bënë Donaldit pyetje të tipit: "A je gati ta lësh të ikë", "A të mungon", "Pse u ndatë", etj, etj.
Donaldi, pavarësisht sikletit që shoqërohet gjithmonë kur bëhen pyetje të tilla, pranoi hapur të vërtetat e tij.
"U bënë shumë gjëra bashkë që u ndamë. U ndamë keq, me diskutime, debate. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund...U bënë shumë gjëra bashkë. Që më mungon, po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt, është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën, por ne jemi gjela të dy. U bë e vështirë, por s'është se u ndamë se nuk duheshim."- u shpreh Donaldi ndërkohë që Semi ndërhynte herë pas here duke u përgjigjur pyetjeve që ai ~ndoshta~ s'i pranonte dot hapur.
"Këta janë shumë të njëjtë. Janë kopje e njëri-tjetrit, vetëm se njëri është çun e tjera gocë. Këta sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe ishin menjëherë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Këta vdesin për njëri-tjetrin, kjo është e sigurtë!"- dëgjohet të thotë Semi.
Kaq u desh që të paktën banorët të bindeshin se Donaldi ndjen ende për Borën dhe se ndarja s'është përfundimtare.
Ndërkohë pak ditë më parë në deklaratën e saj Bora Zemani tha se pavarësisht ndarjes nga Donaldi të dy e respektojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.