Shendeti i Gruas

5 gra tregojnë se çfarë NUK duan që njerëzit t’u thonë për kancerin e gjirit

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2021

5 gra tregojnë se çfarë NUK duan që njerëzit

Përvoja me kancerin e gjirit është e ndryshme nga njëri individ te tjetri. Po kështu, lloji i mbështetjes që ata duan ose kanë nevojë mund të ndryshojë.

Disa njerëz mund të ndihen energjikë nga mesazhet shpresëdhënëse, ndërsa për të tjerët, mesazhet si "ti do ja dalësh" mund t'i bëjnë të ndihen të dekurajuar ose të mërzitur.

Disa gra treguan për Healthline përvojën e tyre me kancerin e gjirit dhe cilat fjali do të donin që të mos i dëgjonin.

“Mund ta luftosh”

“A frustohet dikush tjetër kur njerëzit thonë ‘ti mund ta luftosh’ ose ‘ti do t’ia dalësh’? Nuk e di saktësisht pse, por më zemëron kjo gjë. Më bën të mendoj që nëse nuk mbijetoj, do të thotë që nuk kam luftuar mjaftueshëm. Luftimi nënkupton zgjedhje. Nuk mendoj se kam ndonjë kontroll ose zgjedhje.” – Anonim

“Ti je e fortë”

“Kam pasur njerëz që më thonë se sa e fortë jam. Unë mendoj: 'Jo nuk jam, ndonjëherë jam një bebe qaramane.’ Unë mendoj se ndonjëherë të qenit i fortë nuk është zgjedhje. Marr frymë, qëndroj shtrirë në shtrat, marr trajtimet dhe lutem që nesër të bëhet më mirë.” – Lrvmcvelv64

“Kanceri është një betejë”

"Nuk më pëlqen krahasimi me luftën ose betejën për çështjet shëndetësore, veçanërisht për kancerin, dhe veçanërisht tani që e kam pasur vetë. Krahasimi supozon që ju mund të fitoni ose humbni dhe se ka fitues dhe humbës. Asnjëra prej tyre nuk është e saktë apo e vërtetë. Gjithashtu nuk më pëlqejnë si terma sepse duket sikur po luftoj me trupin tim. Trupi im nuk është një armik për t’u luftuar.” – Louise E.

“Je frymëzim”

“Jo, nuk jam. Unë vetëm po dëgjoj mjekët dhe po bëj çfarë ata më thonë se duhet të bëj nëse dua të jetoj. Pozitiviteti toksik është i vështirë për t’u menaxhuar, veçanërisht për faktin që nuk bëhet me qëllim të keq.” – Lizzie

“E ke nën kontroll”

“Jam siguruar që askush të mos më flasë për kancerin tim. U dërgoj mesazhe disa njerëzve që janë përgjegjës për transmetimin e informacionit tek ata që mendoj se duhet të dinë diçka. Nuk duroj dot kur më thonë “e ke nën kontroll’. Çfarë kam? Kur më thonë kështu, nuk di çfarë t’u them. Tani mendohem para se të flas me të tjerët. Ndonjëherë mjafton vetëm ‘po mendoj për ty’.” – Jules10