Një postim i vitit 2017 është bërë viral në internet, pas tragjedisë ku aktori Alec Baldwin qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, 42 vjeçe, dhe plagosi regjisorin Joel Souza, 48 vjec, në xhirimet e filmit “Rust”.

Në një postim në Twitter në shtator 2017, aktori shkruante: “Pyes veten si duhet të ndihesh kur vret dikë gabimisht”.
Postimi i referohet një ngjarje ku oficeri i policisë Eric Esparza shihet në një video duke qëlluar për vdekje Dillan Tabares, 27 vjeç, i cili e kishte goditur me grusht dhe i kishte marrë armën policit.
Esparza, polici për të cilin postoi Baldwin në Twitter, nuk u akuzua kurrë për vrasjen e Tabares sepse u konsiderua një gjuajtje e justifikuar. Megjithatë, në fillim të këtij viti, nëna e Tabares kundështoi vendimin duke deklaruar se oficeri veproi në mënyrë të paarsyeshme duke qëlluar 7 herë. Çështja do të shkojë sërish në gjykatë në shkurt.
Nëpër komente, disa njerëz shkruajnë: “Ndoshta mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje tani?”. Të tjerët kritikojnë njerëzit që po tregohen të ashpër me aktorin duke krahasuar vrasjen nga polici dhe vrasjen aksidentale në sheshxhirim. Të shumtë janë ata që theksojnë se kjo është një dhimbje që aktori do ta ketë gjithë jetën.
Sipas dëshmitarëve okularë, aktori u pa i shqetësuar dhe me lot në sy dhe bërtiste duke pyetur se pse i dhanë një “hot gun” – pra armë me municion të vërtetë. "Në të gjithë karrierën time, kurrë nuk më është dhënë një armë e vërtetë," tha Baldwin në mënyrë të përsëritur, sipas dëshmitarit.

"Hutchins, u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e Meksikës, ku ndërroi jetë pak pas arritjes, e ndërsa regjisori mori ndihmën e parë nga ambulanca dhe aktualisht është nën kujdesin e tyre. Hetimet qëndrojnë të hapura,” tregojnë autoritetet për The Guardian.

Ngjarja është ende në hetim dhe për momentin është e paqartë gjithë dinamika e tragjedisë.