Celebrity

Alec Baldwin flet për tragjedinë: ‘Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim’

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2021

Alec Baldwin flet për tragjedinë: ‘Nuk ka fjalë për

Pas incidentit tragjik që i mori jetën kineastes Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza, aktori Alec Baldwin postoi një deklaratë në Twitter në lidhje me ngjarjen e rëndë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”

Të enjten në mbrëmje, zyra e sherifit në Santa Fe konfirmoi se Baldwin qëlloi me “prop gun” – armë e përdorur në filma, seriale, teatro – që shkaktoi vdekjen e Hutchins.

Alec Baldwin flet për tragjedinë: ‘Nuk ka fjalë për

Sipas dëshmitarëve okularë, aktori u pa i shqetësuar dhe me lot në sy dhe bërtiste duke pyetur se pse i dhanë një “hot gun” – pra armë me municion të vërtetë. "Në të gjithë karrierën time, kurrë nuk më është dhënë një armë e vërtetë," tha Baldwin në mënyrë të përsëritur, sipas dëshmitarit.

Asnjë akuzë nuk është ngritur në lidhje me ngjarjen dhe askush nuk është arrestuar. Sipas zyrës së sherifit, mbetet një hetim "i hapur dhe aktiv" dhe ata po vazhdojnë të intervistojnë dëshmitarët.