TV Mania

Donaldi flet (përsëri) për Borën: 'Ndoshta i kemi bërë keq njëri-tjetrit'

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2021

Donaldi flet (përsëri) për Borën: 'Ndoshta i kemi

Mbrëmjen e sotme, gjatë transmetimit të Big Brother VIP, Donaldi, foli edhe njëherë për raportin e tij me Borën dhe historinë e dashurisë.

"Kam vendosur të jem vetëm këtu dhe të dal vetëm që këtej. Është histori e ndërlikuar. E vlerësoj, është vajza fantastike, por jam i turbullt dhe më duhet [jo] kohë, por duhet të jem i qetë. Duhet të jem i qetë t'i mendoj gjërat dhe këtu nuk e kam atë qetësi".

Pas këtij momenti, Monika theksoi se fjalia "do hyj vetëm, do dal vetëm" - i jep edhe një farë sigurie [Borës], së cilës Donaldi i përgjigjet me "e the bukur, por nuk është e vërtë".

Ai thekson se "situata është e ndërlikuar"  dhe "nuk zgjidhet dot këtu" edhe pse "historia ishte e bukur".

"Është historia më e bukur që kam kaluar në jetë, vajza që kam dashur me gjithë shpirt, por kur mbarojnë gjërat, mbarojnë". 

Në një moment ai thotë se "ndoshta kanë humbur kohë kot me njëri-tjetrin", deklaratë që shoqërohet nga ovacione zhgënjyese.

Ai e përfundon me: 

"Gjatë gjithë lidhjes kemi qenë njerëz që ndoshta i kemi bërë keq njëri-tjetrit".