Bota

'Në gjendje të pangushëllueshme': Aktori tërhiqet nga aktrimi pas tragjedisë gjatë xhirimeve

Shkruar nga Anabel

25 Tetor 2021

'Në gjendje të pangushëllueshme': Aktori tërhiqet

Situata "e pangushëllueshme" në të cilën u përfshi Alec Baldwin ka bërë që aktori të heqë dorë nga projektet e tjera. Gjatë xhirimeve të "Rust", ai qëlloi me armën skenike kineasten, duke i marrë kështu jetën asaj dhe duke plagosur regjisorin. 

Burime për People bëjnë me dije se tani për tani, Alec ka pezulluar çdo lloj projekti dhe i duhet të marrë kohë për t'u fokusuar tek vetja.

"Kjo që ndodhi s'ka ngushëllim. Kështu i përballon ai kohët e vështira. Sa herë i ndodh diçka e keqe, ai largohet nga sytë e publikut."

Thuhet se pas tragjedisë për orë me radhë aktori ka shfaqur shenja histerizmi, trishtimi dhe shoku në një mënyrë që s'mund ta ngushëlloje.

Kineastja Halyna Hutchins ndërroi jetë pasi Baldwin e qëlloi në krahëror gjatë xhirimeve për filmin "Rust". Ndërkohë, përveç mesazheve ngushëlluese prej Hollywood-it dhe të gjithë atyre që kishin punuar me të ndjerën, është hapur një llogari GoFundMe ku deri tani janë mbledhur rreth $172000.

'Në gjendje të pangushëllueshme': Aktori tërhiqet