Udhetim

Cili është aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh radhazi

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2021

Cili është aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh

The World Travel Awards – një program prestigjioz që vlerëson industrinë e turizmit, linjat ajrore dhe hotelerinë dhe konsiderohet si autoriteti kryesor për vlerësimin e sektorit të udhëtimit dhe turizmit global – ka shpallur për të 18-in vit radhazi si aeroportin më të mirë në Europë aeroportin e Zyrihut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flughafen Zürich ZRH (@zurichairport)

Aeroporti më i madh i Zvicrës mban këtë titull që prej vitit 2004 si pasojë e kënaqësisë së klientëve dhe ofrimit të shërbimeve me cilësi të lartë.

Cili është aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh

Aeroporti u vlerësua edhe këtë vit për shkak të zbatimit të një game të gjerë të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe punonjësve gjatë pandemisë së Covid. Plani për mbrojtjen e udhëtarëve dhe stafit përfshinte ndër të tjera sigurimin e paneleve ndarëse në sportelet e kontrollit dhe mbi 200 stacione higjienike me maska dhe dezinfektues.

Cili është aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh

Cili është aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh

Sipas Euronews, aeroporti është vetëm 11 minuta me tren nga qendra e qytetit. Infrastruktura është moderne, me mbi 80 dyqane dhe WiFi i disponueshëm për t'u përdorur falas deri në dy orë.

“Në këto kohë të vështira, veçanërisht, çmimi është një nder i madh për ne. Është mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer mes të gjithë partnerëve tanë të aeroportit dhe përkushtimin e madh të të gjithëve që punojnë në Aeroportin e Zyrihut”, tha drejtori ekzekutiv, Stephan Widrig.

Cili është aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh

Cili është aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh

Aeroporti i Zyrihut është gjithashtu një nga liderët në fushën e mbrojtjes së klimës, sipas Emanuel Fleuti, Shefi i Qëndrueshmërisë dhe Mjedisit në aeroport. Duke filluar që nga viti 1991 për të vlerësuar konsumin e energjisë dhe emetimet klimatike, deri më sot aeroporti ka reduktuar emetimet e karbonit me pothuajse 50%.