“Standardi është WOW”, “Mezi po e pres”, “ Prezantim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, “Një nga prodhimet më të mira shqiptare të viteve të fundit” janë disa prej komenteve që të ftuarit në premierën e $NOB thanë për gazetaren Albana Rraci në një video të realizuar nga Top Albania Radio (TAR).
Në videon e TAR, zbulohen disa momente gjatë ceremonisë madhështore, ku të pranishëm qenë emra të njohur të artit, televizionit, biznesit, influencers, aktorë dhe këngëtarë të njohur.






Disa prej të ftuarve treguan për gazetaren pritshmëritë e tyre.
“Unë jam një kritike e mirë në përgjithëse, por duke lexuar emrat dhe duke parë të gjithë ata që kanë punuar kam përshtypjen se do të jetë një nga prodhimet më të mira shqiptare të viteve të fundit.” – tha Elona Duro.
Eni Shehu u shpreh se, “$NOB duket pak i frikshëm, në thonjëza, dhe i guximshëm, në këtë kuptim, për t’u pëlqyer për herë të parë. Kjo është ndjesia që më ka dhënë mua. Jam shumë kurioz, sepse Dalina ka bashkëpunuar me profesionistë të fushës së kinematografisë. Duket shumë interesant. Mezi po e pres!”
Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, të cilat kanë parë serinë e parë, u shprehën se “mezi po presin serinë e radhës”.
“Ne e kemi parë serinë pilot dhe mezi po e pres si serial. Është një serial që nuk e ka parë akoma televizioni shqiptar. Standardi është WOW. Shpresojmë që ta shohim në Netflix pse jo, do të ishte një prezantim i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të kinematografisë. Duke e njohur penën, karizmën dhe mendjen brilante të Dalinës kam shumë pritshmëri nga $NOBI.” – tregoi Fatma.
Aulona Musta shtoi:
“Edhe unë e kam parë serinë e parë dhe gjatë gjithë kohës i shkruaja Dalinës se kur është data që do të dalë seriali se dua të shoh pjesën tjetër. Realisht të lë me mendjen aty. Ti pyet se si do të zhvillohen ngjarjet dhe është komplet tjetër nivel nga çfarë kemi parë këtu: Skenari, regjia, dialogu, aktorët dhe loja e aktorëve.”
Shumëllojshmëria e të ftuarve dëshmon se $NOB pritet të mos i përkasë vetëm një brezi apo grupi njerëzish, por historia do të na përfshijë të gjithëve. Argjend Rraci, një nga protagonistët e “Për’Puthen” tha, “Po e pres me shumë kureshtje në fakt sepse kam dëgjuar aq shumë të flitet nga miqtë dhe kolegë që njoh në Tiranë dhe jam shumë kurioz.”
Videon e plotë e gjeni në vijim, ndërsa për më shumë informacion për çfarë ndodhi gjatë premierës klikoni këtu.
Shënim: Për të tjera informacione ndiqni faqen @snob_tvseries për t’u informuar të parët me të rejat më të fundit.