$NOB

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të $NOB

Shkruar nga Anabel

1 Nëntor 2021

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të

Kanë mbetur vetëm 6 ditë nga momenti kur $NOB do të nis transmetimin në ekranin e Top Channel. Gjatë kësaj kohe, disa detaje interesante janë mësuar dhe të tjera gjëra ekskluzive do të zbulohen në ditët në vazhdim. Në dokumentarin e shfaqur gjatë ceremonisë madhështore të premierës së $NOB pak ditë më parë, një pjesë e kastit treguan se si e kanë perceptuar skenarin dhe për herë të parë, ndanë përvojën e tyre gjatë xhirimeve të serialit.

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Ketjona Pecnikaj

$NOB, një dramë e kohëve moderne, shkruar nga krijuesja Dalina Buzi, trajton hendekun e thellë të të pasurve dhe të varfërve. “Një histori e ditëve të sotme” e përmblodhi aktorja protagoniste Ketjona Pecnikaj (Tesa), ndërsa për Todi Kasemin (Franci) historia lidhet me disa “të rinj të shtresave të ndryshme shoqërore që një ditë fati dhe nevoja i bën bashkë.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Todi Kasemi

Këta të rinj, “gjatë rrugës kuptojnë se pavarësisht gjendjes ekonomike, më shumë janë të njëjtë sesa të ndryshmëm” shtoi Olta Beqiri (Kristela).

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Olta Beqiri

Brarend Akçiu (Bojken) shtoi se këta të rinjtë “arrin një moshë që kanë nevojë për pavarësi dhe identifikim dhe lind dëshira për të krijuar emrin tënd”.

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Brarend Akçiu

Altea Lazaj u shpreh se“historia nuk është kaq e thjeshtë. Personazhet vijnë me bagazhet e tyre, me familjet dhe jetën që kanë pasur”, sepse siç Gent Disha (Alban) tha, “familjet më shumë kanë dëmtuar sesa kanë mbrojtur fëmijët.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Altea Lazaj
- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Gent Disha

Për Megli Haskaj (Xhesika) “në thelb është një thirrje për vëmendje ndaj këtij brezi, që nga një anë nuk e di se çfarë do dhe nga ana tjetër ende kërkon që të marrë vëmendje nga njerëz të tjerë.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Megli Haskaj

Gjatë dokumentarit, rëndësi iu kushtua përvojës së aktorëve gjatë xhirimet të serialit, qofshit këta aktorët e rinj që do të sjellin një frymë të re në kinemanë shqiptare apo edhe aktorë të njohur të teatrit, filmit shqip apo seriale në Netflix.

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Elios Shuli

“Në çdo pjesë, $NOB realisht më ka mësuar se çfarë do të thotë të jesh një familje, çfarë do të thotë ta duash një produksion. Do të thotë të njohësh njerëz profesionistë, të trajtohesh si jashtë shtetit [qesh],” tha Elios Shuli (Joani).

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Iva Çuni

Iva Çuni (Ines) u shpreh se i pëlqeu çdo detaj i personazhit dhe gjeti veten. “Nuk e di, e dashurova dhe kishte një lidhje shumë të fortë me mua. E gjej veten shumë tek ajo.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Dritan Kastrati

Dritan Kastrati, një aktor jo shumë i njohur për Shqipërinë, por me një eksperiencë të gjatë aktrimi në Britaninë e Madhe i cili ka përfunduar një serial në Netflix, theksoi se $NOB nuk ka pasur asnjë ndryshim me serialet e huaja.

“Nuk ka pasur asnjë diferencë nga jashtë vendit dhe këtu. E vetmja gjë që më ka kënaqur mua është se flasim shqip dhe [kjo gjë] dhe më ka dhënë një dashuri. Nuk ka asnjë diferencë. E kam gjendur veten time shumë mirë, sepse skenari është i shkruar shumë mirë, është i menduar shumë mirë prej Dalinës kur e ka shkruar.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Indrit Çobani

Për Indrit Çobanin, një prej aktorëve më të mirë të brezit të tij, kryesisht i njohur me role protagoniste në Teatrin Kombëtar, $NOB shënoi eksperiencën e parë në serial.

 “Çdo personazh është një galeri pafund, është një rizbulim që aktori i bën vetes, sepse personazhet të detyrojnë që të jesh në rrethana të caktuara, në kohë të caktuara, në hapësira të caktuara dhe ti duhet të qëndrosh brenda tyre. kështu që jeta reale nuk të jep këtë mundësi që të lëvizësh në këto segmente, është fantastike që personazhet ta japin dhe ti gjithmonë zbulon vetveten. Të them të drejtën e kam shijuar sepse është eksperienca ime e parë në serial.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Agron Shala

Aktori Agron Shala, që së fundmi ishte pjesë e kastit të serialit “Rrushe”, e cilësoi $NOB “një përvojë jo të zakonshme pune me një ekip fantastik dhe me gjithçka që e rrethon këtë punë që kemi bërë. Është e habitshme dhe një ndjenjë e veçantë sesi komunikohet me kolegët përmes artit.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Eni Jani

Në rrëfimet e tyre, aktorët përmendin dhe vlerësojnë vazhdimisht skenarin premtues. Eni Jani, një emër i paharruar për të gjithë adhuruesit e serialit “Njerëz dhe Fate”, tha: “Kur kam lexuar skenarin në fillim më është dukur shumë premtues dhe jam shumë e lumtur që kam punuar me një staf kaq ambicioz për të bërë një serial që i takon të jetë një serial në ditët e sotme.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Violeta Banushi (Trebicka)

Aktorja e njohur dhe pedagogia e Akademisë së Arteve, Violeta Banushi (Trebicka) përmendi: “Kur më bëri Dalina propozimin, më tha pak a shumë skenarin, më ngacmoi. ‘Më pëlqeka shumë,’ i thashë sepse është një rol ku ti ke mundësinë që të japësh nga vetja.”

- 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të
Momente të shkëputura nga dokumentari/ Në foto: Alex Seitaj

Për Alex Seitajn, aktorin e njohur të kinemasë dhe skenës së “Portokallisë”, rëndësi kishte fryma e ekipit.

“Është e vështirë të bësh sete ku çdo gjë shkon ok, ku ka një harmoni midis të gjithëve dhe për fat të mirë në setin e $NOB çdo gjë ishte pozitive dhe nuk kishte këto dramat tipike nëpër filma dhe seriale dhe të gjithë ishim të predispozuar që çdo gjë të dilte sa më mirë, të bëhej sa më lehtë dhe rezultati të ishte sa më i pëlqyeshëm.”

Artikuj të rekomanduar:

Për të tjera informacione ndiqni faqen @snob_tvseries për t’u informuar të parët me të rejat më të fundit.