Celebrity

Britney Spears fajëson të ëmën: ‘Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë’

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2021

Britney Spears fajëson të ëmën: ‘Ti e di

Britney Spears pretendon se nëna e saj ishte ajo që i dha idenë të atit për çështjen e kujdestarisë, në një postim tashmë të fshirë në Instagram.

Në mbishkrimin e një postimi ku lexohet, "Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur" Spears tha se "babai im [Jamie] mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë...por çfarë njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha idenë.”

“Nuk do t’i kthej kurrë ato vite,” vazhdoi Britney. "Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën...dhe po, unë do të flas për të dhe Lou Taylor [biznesmene amerikane që ka qenë zëdhenësja e familjes së Britney Spears]... kështu që merreni të gjithë qëndrimin tuaj ‘nuk e kam idenë se çfarë po ndodhte’ dhe pi*dhuni!!!”

Britney Spears fajëson të ëmën: ‘Ti e di

Duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit përfundoi: "Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë...babi nuk është aq i zgjuar sa të mendonte ndonjëherë për kujdestarinë."

Në të njëjtin postim, Britney shtoi se është e lumtur që ata janë larguar nga jeta e saj dhe më në fund mund të jetojë e lirë.

Britney Spears fajëson të ëmën: ‘Ti e di

Më 29 shtator, Jamie Spears u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Britney-t pasi gjykata vendosi që marrëveshja e tyre ishte bërë një "mjedis toksik".

Lynne, e cila u nda nga Jamie në vitin 2002, ka qenë kohët e fundit një mbështetëse e luftës së Britney-n kundër marrëveshjes së rreptë ligjore, duke e quajtur dëshminë e saj historike në gjykatë në qershor "një shfaqje shumë të guximshme" dhe i kërkoi gjykatës që Britney të marrë avokatin e vet.

Ylli i popit ka thënë se familja e saj e ka "lënduar aq shumë” sa askush nuk do ta dijë ndonjëherë.