Celebrity

Ky rol, e bëri Lady Gaga-n të dilte komplet nga realiteti

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2021

Ky rol, e bëri Lady Gaga-n të dilte komplet nga realiteti

Së fundmi, Lady Gaga ka folur gjërë e gjatë për eksperiencën goxha sfiduese që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit "House of Gucci".

Filmi i shumëpërfolur që pritet të publikohet në fund të këtij muaji, bazohet në jetën reale të Patrizia Reggiani, e cila akuzohej për vrasjen e të shoqin, kreun e shtëpisë së famshme të modës Gucci, Maurizio Gucci, in 1995. Çifti në fjalë luhet nga Lady Gaga dhe Adam Driver. 

Ky rol, e bëri Lady Gaga-n të dilte komplet nga realiteti

Gjatë intervistës së saj me British Vogue, Gaga u shpreh se ka më shumë se 3 vite që punon për këtë film dhe vështirësinë më të madhe e ndjeu kur u përball me faktin që duhet të hynte plotësisht në karakter.

"Dua të jem e sinqertë. Kam jetuar si Patrizia për 1 vit e gjysmë. Kam folur me një theks për 9 muaj me radhë, edhe kur kamerat fikeshin.  Kam qenë gjithmonë me të. Këmbëngula që të lyeja patjetër flokët sepse s'mund të isha bjonde dhe të flisja me një dialekt të tillë. Çdo gjë që shihja, çdo gjë që prekja apo bëja e bëja si Patrizia. Filloi gjithashtu të bëj foto të bukura, e dija që Patrizia i donte gjërat e bukura. Nëse nuk më dilte siç aq bukur sa e prisja, e fshija menjëherë."- tregon Gaga.

Ky rol, e bëri Lady Gaga-n të dilte komplet nga realiteti

Ylli i këngës dhe së fundmi i filmave, përshkroi se gjatë kësaj kohe ka patur probleme edhe me shëndetin mendor për shkak të dedikimit të madh në aktrim. 

"Kam pasur pak probleme psikologjike aty nga fundi i xhirimeve. Ndodhesha në dhomën time të hotelit, jetoja dhe flisja si ajo. Kujtoj që një ditë dola në Itali për shëtitje të gjatë dhe kisha vendosur një kapele në kokë. Unë prej kohësh nuk kisha bërë ecje të gjata dhe nisi të më kapte paniku. Mendova se isha në set."

Lady Gaga tregon se xhirimet dhe personazhi ka ndikuar edhe në jetën e saj private, duke thënë se përgjatë atyre muajve ndihej e shkëputur nga familja e saj sepse jetonte dhe fliste si Patrizia. 

Në fakt, Gaga s'është e vetmja aktore Hollywood-i që është shkëputur nga realiteti pasi punës së gjatë në xhirime dhe përfshirjes 100% në rol. 

Para pak muajsh, Nicole Kidman tregoi se gjatë xhirimeve për Nine Perfect Strangers arriti deri aty sa nuk i përgjigjej më emrit të saj të vërtetë.

Ky rol, e bëri Lady Gaga-n të dilte komplet nga realiteti

Burimi: BuzzFeed