Celebrity

Të gjithë janë të bindur se Kim ka ~diçka~ me Pete Davidson

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2021

Të gjithë janë të bindur se Kim ka ~diçka~ me Pete

Ju kujtohet që para pak ditësh, pati shumë zëra që flisnin për duart e shtrënguara mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson?

Epo nëse u tha se janë thjesht "miq" që po darkojnë, prisni të dëgjoni këtë tjerën: Kim dhe Pete janë parë sërish bashkë, duke darkuar bashkë me miqtë në New York. Burime pranë dyshes, bëjnë me dije se erdhën të ndarë nga njëri-tjetri, me një distancë prej 10 minutash.

Të gjithë janë të bindur se Kim ka ~diçka~ me Pete

Të gjithë mendojnë se mund të ketë më shumë se thjesht shoqëri mes të dyve, aq më tepër pas deklaratës së drejtëpërdrejtë të Kim. Burime për Page Six thotë se Kardashian është "e intriguar" nga Pete dhe "i pëlqen".

Të gjithë janë të bindur se Kim ka ~diçka~ me Pete

Kurse sipas një tjetër tabloidi, E!News, ylli i Instagramit është e mahnitur nga sharmi, karizma dhe humori i Davidson.

"Kim pëlqen faktin që ata qeshin gjatë gjithë kohës kur janë bashkë dhe argëtohet shumë me të."

Pavarësisht se dyshja thuhet se "ka shumë kimi", duket se Kim s'po kërkon një lidhje për momentin. Sado romantike të duken takimet mes tyre, dyshja e ka marrë shtruar dhe sipas gjasave, do të jenë në shoqërinë e njëri-tjetrit për një kohë të gjatë.

Të gjithë janë të bindur se Kim ka ~diçka~ me Pete