$NOB

- 3 ditë: ‘$NOB Ekskluziv’ – skena dhe prapaskena nga seriali

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2021

- 3 ditë: ‘$NOB Ekskluziv’ – skena dhe prapaskena nga

Dokumentari “Duke pritur $NOB”, ku flasin realizuesit dhe një pjesë e kastit të aktorëve, zbulon për herë të parë disa skena nga seriali, shoqëruar me rrëfimet e aktorëve për përjetimet e tyre.

Që në hyrje të dokumentarit, realizuesit – krijuesja, skenaristja dhe bashkë-producentja Dalina Buzi, bashkë-producenti Ols Abazi dhe regjisori Redi Treni – tregojnë mbi vështirësitë e realizimit të serialit të parë teen-drama në Shqipëri.

“Nëse do të kisha bërë matematikë, $NOB nuk do të realizohej fare,” shprehet Buzi. “Në fakt, unë mendoj që jemi pak ‘të çmendur’ për tregun e vogël në të cilin jetojmë,” shton Ols Abazi, ndërsa regjisori Redi Treni thekson se “koha e duhur, njerëzit e duhur dhe një dëshirë e madhe e përbashkët për ta bërë, kaq është. Kjo për mua mjafton.”

Dokumentari na njeh me detaje të realizimit të $NOB sipas standardeve bashkëkohore të platformave si Netflix dhe HBO.  

“Për mua ka qenë një proces i gjatë, por fantastik. Ka qenë një energji e jashtëzakonshme. Dua të them që nuk kam rastisur dhe nuk kam parë nivel të tillë seriali të trajtuar në mënyrë filmike. Detyrë e jona është që të ofrojmë një standard dhe besoj e kemi arritur,” theksoi drejtori i fotografisë, Latif Hasolli, një ndër më të mirët në Ballkan.

Bashkë-producenti Ols Abazi u shpreh se skanari është i ndërtuar në të tillë forme që të ketë të papritura dhe shumë pyetje: Ku do të shkojë ky personazh? Çfarë do të ndodhë me të?

“Kjo ka qenë gjëja që më ka pëlqyer shumë dhe më ka bërë që unë të besoj, Redi të besojë dhe të gjithë të besojmë që me personazhet e rinj, me të gjitha karakteret e reja, me skenarin jo të zakonshëm dhe me gjithë komponentët e tjerë, unë besoj se kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme.”

Një prej aktorëve të kastit, Dritan Kastrati, i cili ka eksperienca aktrimi në Britaninë e Madhe dhe platforma si Netflix, vuri gjithashtu në dukje se nuk sheh asnjë ndryshim me serialet e huaja.

 “Nuk ka pasur asnjë diferencë nga jashtë vendit dhe këtu. E vetmja gjë që më ka kënaqur mua është se flasim shqip dhe [kjo gjë] dhe më ka dhënë një dashuri. Nuk ka asnjë diferencë. E kam gjendur veten time shumë mirë, sepse skenari është i shkruar shumë mirë, është i menduar shumë mirë prej Dalinës kur e ka shkruar.”

Dokumentarin e plotë e ndiqni këtu:

Artikuj të rekomanduar: