Kanye West është shprehur se ai ende “dëshiron të jetë” me Kim Kardashian, pavarësisht procedurave në proces të divorcit të tyre.
Në një intervistë të fundit, e cila duket se është regjistruar muajin e kaluar bazuar në prerjen e çuditshme të flokëve, por e publikuar të enjten, reperi kritikoi "Saturday Night Live" për portretizimin e ndarjes së tyre dhe pranoi se dëshiron të pajtohet.
Ai thotë se “SNL e bëri Kim të thotë që ‘unë e divorcova’. “As që i kam parë letrat e divorcit. Ne as nuk jemi divorcuar,” tha ai për “Drink Champs” në Revolt TV.
“Për mua nuk është shaka. Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë.”
West fajësoi gjithashtu median dhe ekipin e Kardashian për "promovimin" e idesë së divorcit për t’u përpjekur që të bindin Kim-in për idetë e shfaqjeve të reja televizive.
Duke qenë se intervista ishte regjistruar më parë, West nuk mund të komentonte për romancën e përfolur të Kim me Pete Davidson.