Mendja

Terapistët flasin: 9 ndjesi prej të cilave s'duhet t'ju vijë turp nëse i keni

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2021

Terapistët flasin: 9 ndjesi prej të cilave s'duhet t'ju

Ka shumë gjëra për të cilat njerëzit pyesin veten: "A është normale kjo që po ndjej? A jam njeri i keq?" Terapistët, jua heqin dyshimet duke treguar një listë me ndjesi dhe emocione për të cilat s'duhet të ndjeni asnjë lloj dyshimi apo turpi pasi janë komplet normale për natyrën e ~komplikuar~ njerëzore.

 1.

"Ndiheni lëmsh ose keni ndjesi pozitive pasi keni humbur dikë të dashur nga një sëmundje e gjatë. Veçanërisht për ata që kanë luftuar për shumë kohë dhe kanë vuajtur gjatë gjithë asaj kohe. Zakonisht, ikja e tyre shoqërohet me një ndjesi "çlirimi" ose të paktën ndjen se periudha sfilitëse mori fund. Nëse ju ka ndodhur diçka e tillë, mos u shqetësoni, është fare normale. Nuk do të thotë që nuk e donit personin e ndjerë."

2.

"Mendimet për t'ja mbathur shumë larg shtëpisë. Eshtë fantazi e përhapur që e kanë përgjithësisht të gjithë adoleshentët."

3.

"Të kesh herë pas here dialogje të brendshme me veten. Njerëzit i frikësohen kësaj, por është fare normale."

4.

"Ndjenja e pendimit pasi je bërë nënë, apo kur ndjen se nuk ke një lidhje të veçantë me fëmijën e sapolindur. Eshtë shumë më e përhapur nga sa mendojnë njerëzit, por duke qenë se është tabu, nuk diskutohet shpesh. Kjo i bën nënat të jetojnë me ndjesinë e fajit kur në fakt s'duhet."

5.

"Ankthi që vjen prej borxheve dhe detyrimeve që duhen shlyer. Çlirojeni veten."

6.

"Të nxehesh me njerëzit e tu të dashur. Mund t'ju bëjë të ndiheni keq kjo ndjesi, apo të pendoheni në çast, por është fare normale. Nuk jeni njeri i keq."

7.

"Ndjesia e vetmisë dhe fakti që kanë shumë pak shokë. Rrjetet sociale të bëjnë të mendosh se njerëzit kanë shoqëri të zgjeruar dhe janë gjatë gjithë kohës duke organizuar aktivitetin e radhës. Kjo s'është jeta e vërtetë. Të gjithë ndihemi të vetmuar në momente të caktuara. Janë thjesht fazat e jetës."

8.

"Fakti që nuk mbani higjenë personale në periudha depresioni. Mos u ndjeni keq."

9.

"Ndiheni keq kur s'jeni produktivë gjatë kohës suaj të lirë. Mos e bëni. S'është e thënë të jepni rezultate gjatë gjithë kohës, jeni pushim."

Burimi: BuzzFeed