Kanye West thuhet se është në një lidhje me modelen Vinetria.
Burimet thonë për Page Six se reperi i “Flashing Lights” – i cili tha në një intervistë të regjistruar muajin e kaluar se dëshiron të jetë ende me gruan Kim Kardashian – është lidhur me Vinetria-n prej pak kohësh.
Sipas PageSix, Vinetria ishte në Miami me West kur ai regjistroi intervistën ku shprehej se dëshironte të kthehej me Kim. Ajo u pa edhe në Sunday Service fundjavën e kaluar.
Megjithatë situata e tyre duket se po merr një kthesë më serioze tani, pasi West, 44 vjeç dhe Vinetria, 22 vjeç, u shfaqën për herë të parë në publik, në ndeshjen debutuese të basketbollit të Donda Academy në Minneapolis.
Ata u fotografuan teksa po shijonin lojën së bashku, siç shihet në fotot e shpërndara në rrjetet sociale.
Pas ndarjes me Kim, Kanye u përfol për një romancë me Irina Shayk, megjithëse burimet pohuan se ata ishin thjesht miq që njiheshin për një kohë të gjatë. Ndërkohë, së fundmi Kim Kardashian po komentohet për një lidhje të mundshme me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.