“Çfarë ka Angelina Jolie te buza dhe mjekra?” ishte një nga pyetjet më të shpeshta pasi aktorja u shfaq në premierën e “Eternals” në Los Angeles.
YOWWWWWWW ANGELINA JOLIE WHATS ON YOUR CHIN #Eternals??? #Thena pic.twitter.com/OSHmiixljw
— jam (@joliesgem) October 19, 2021
Aksesori i pazakontë prek mjekrën dhe buzën – njihet si chin cuff – dhe duket se do të jetë trend së shpejti.
Aksesori është krijuar nga dizajnerja Nina Berenato, e njëjta që krijoi një aksesor të ngjashëm për gjithë fytyrën, të cilin Beyonce e mbajti në videoklipin e “Spirit”.

Tayna u shfaq së fundmi me një look të tillë për videoklipin e këngës “Hala”.
A do të jetë trendi i radhës? Ka mundësi. Pas më shumë se dy vitesh që mbuluam fytyrën me maskë, ka gjasa që ky aksesor te mjekra dhe buza mund të jetë nje trend i post-pandemisë.
