Dating

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas ekspertëve të marrëdhënieve

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2021

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Pete Davidson, gjatë këtyre viteve të fundit, është përfolur për lidhjet e tij të famshme të dashurisë ose për romancat e pretenduara me emra të njohur. Nëse nuk jeni përditësuar, ja disa:

Carly Aquilino

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Cazzie David

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Ariana Grande

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Kate Beckinsale

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Margaret Qualley

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Kaia Gerber

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Phoebe Dynevor

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Dhe së fundmi: Lidhja e pretenduar me Kim Kardashian

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

Në rrjete sociale, Pete komentohet shpesh dhe duket sikur të gjithë kanë një tërheqje ndaj tij. Por pse? Në një artikull për Well & Good, psikologia Aimee Daramus dhe neuropsikologia Sanam Hafeez analizojnë arsyet se pse Pete është një nga ata njerëzit me të cilët mund të dashurohej kushdo.

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

1 - Ka humor.

"Ai ka një sens të shkëlqyeshëm humori dhe kjo gjë është gjithmonë tërheqëse," thotë Dr. Daramus. Duke marrë parasysh që e qeshura është “ngjitëse” dhe shkakton lumturi, nuk është krejtësisht e habitshme që shumë njerëz tërhiqen nga humoristët.

2 - Duket i afërt.

“Teksa shumë të rinj në të njëzetat përpiqen të krijojnë një pamje të ftohtë dhe përsosmërie në Instagram, Davidson bën të kundërtën me sinqeritet,” thotë Dr. Hafeez.

Për vite me radhë, Davidson ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe përvojën me sëmundjen Crohn. Kjo gjë përcjell një ndjenjë normaliteti dhe e bën atë të afërt. Pete duket si një nga ata personat e sigurt ku mund të jesh vetvetja pa frikë se mund të gjykohesh ose të tallesh.

4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas

3 - Mishëron vlera të forta familjare.

Davidson është vetëshpallur një “djalë mami”. Kjo marrëdhënie e ngushtë me të ëmën e bën atë tërheqës për shumë njerëz - veçanërisht për ata që ndajnë vlera të tilla familjare. Davidson ka qenë i sinqertë për humbjen e të atit, një zjarrfikës, i cili humbi jetën gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

4 - Antiteza e një ylli.

Pete konsiderohet njeri i famshëm, por shfaqet totalisht vetvetja dhe qëndron larg kuptimit të popullarizuar të stilit magjepsës së jetës së të famshmëve. Për gratë e famshme, ky tipar i Pete mund të jetë jashtëzakonisht tërheqës pasi përcjell siguri dhe vetëbesim.

Poll