Paris Hilton dhe Carter Reum janë martuar!
Paris dhe sipërmarrësi Carter Reum thanë "Po, pranoj!" në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, Kaliforni, të enjten.
Dasma – e cila do të zgjasë tre ditë - filloi me një pritje për të ftuarit. Paris publikoi një foto me mbishkrim “përgjithmonë për mua nis tani” dhe hashtag #esapomartuar dhe #PërgjithmonëHiltonReum.
View this post on Instagram
Festimet e dasmës do të filmohen dhe do të jenë pjesë e dokumentarit me 13 episode, “Paris in Love” i cili pati premierën në Peacock të enjten.
Disa nga të ftuarit:
Emma Roberts dhe Cade Hudson
Bebe Rexha
Evan Ross
Paula Abdul
Kyle Richards dhe Mauricio Umansky
Richard Hilton, i ati i Paris
Kathy Hilton, mamaja e Paris
Christine Chiu
Stacey Bendet
"Doja që fansat të shihnin se e gjeta princin tim simpatik dhe pata dasmën time të përrallave," i tha Hilton së fundmi Jimmy Fallon.
Çifti, i cili u fejua në shkurt pas një propozimi romantik buzë plazhit, nisën lidhjen në nëntor të vitit 2019.
"Ne thjesht patëm një kimi të jashtëzakonshme," tha Paris për People në vitin 2020. "Ne patëm takimin tonë të parë dhe që atëherë nuk kemi kaluar asnjë natë të ndarë. Është shumë e mahnitshme."
“Më parë, nuk mendoj se isha gati për një marrëdhënie të mirë. Nëse nuk e njeh plotësisht veten, nuk mund të lejosh dikë tjetër të hyjë. Ndihem shumë mirënjohëse që kam gjetur përputhjen perfekte. Dhe duket sikur ishte menduar gjithmonë të ndodhte.”
View this post on Instagram
Hilton ka qenë e fejuar më parë me modelin Jason Shaw nga viti 2002 deri në 2003, me Paris Latsis në vitin 2005 dhe së fundmi me aktorin Chris Zylka në 2018-n.