Pas një beteje të gjatë dhe të dhimbshme, Britney Spears është më në fund e lirë. Këngëtarja e konsideroi ditën e premte se “ditën më të mirë ndonjëherë” pasi kujdestarisë së saj 13-vjeçare i erdhi fundi.
“Zot i dua fansat e mi aq shumë sa është një çmenduri! Mendoj se do qaj gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës,” shkroi ajo në Instagram pasi u publikua lajmi se gjykata i dha fund kujdestarisë.
View this post on Instagram
“Dita më e mirë ndonjëherë. Falenderoj Zotin," shkruan në videon ku duken fansat teksa festojnë pas vendimit.
“Gjykata konstaton se kujdestaria e Britney Spears nuk është më e nevojshme,” vendosi gjykatësja Brenda Penny në seancën e të premtes në Los Angeles. Vendimi nuk ishte i papritur. Pas largimit të babait të Britney-t, Jamie Spears, nga roli i tij si kujdestar në fund të shtatorit, Penny e kishte konsideruar marrëveshjen "të paqëndrueshme" dhe "toksike".
Përpjekjet për t’i dhënë fund kujdestarisë së Britney-t u rritën në mënyrë dramatike gjatë verës, kur e ndihmuar nga avokati i ri Matthew Rosengart, Britney dëshmoi për herë të parë në gjykatë, një rrëfim që tronditi njerëzit.
“Kam gënjyer dhe i kam thënë botës që jam mirë dhe jam e lumtur. Është një gënjeshtër,” tha Spears gjatë seancës ku kritikoi të atin për mënyrën se si e kishte trajtuar.

Kjo periudhë ka qenë e mbushur me shumë ngjarje në jetën e yllit të popit. Ajo u fejua me të dashurin Sam Asghari në shtator.
- Britney Spears fajëson të ëmën: ‘Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë’
- Britney Spears: ‘Zot, ki mëshirë për familjen time nëse jap ndonjëherë një intervistë’
- Britney Spears falenderon lëvizjen #FreeBritney: ‘Qava për dy orë’
- Britney Spears është zyrtarisht e fejuar dhe njerëzit e kanë mendjen tek ~unaza~