Dikush është #TeamJacob! Taylor Lautner dhe e dashura e tij, Tay Dome, kanë hedhur një hap tjetër në raportin e tyre.
Ata postuan foto në rrjete sociale nga propozimi romantik i martesës, ku shihen të rrethuar me petale trëndafili dhe qirinj. Ylli i “Twilight” qëndron i ulur në gju dhe në dorë mban kutinë me unazën.
“11.11.2021. Dhe kështu, të gjitha dëshirat e mia u plotësuan,” shkroi ai në Instagram. Në një tjetër postim, 29-vjeçari shprehet:
View this post on Instagram
Mezi pres të kaloj jetën përgjithmonë me ty Tay Dome. Ti më do pa kushte. Ti më qetëson kur jam në ankth. Ti më bën të qesh shumë. Ti e bën çdo ditë që kaloj me ty shumë speciale. Dhe më e rëndësishmja, më bën një person më të mirë. Nuk mund të të falënderoj sa duhet për çfarë që ke sjellë në jetën time. Të dua përgjithmonë.”
View this post on Instagram
Tay, me profesion infermiere, shkroi: “Shoku im më i mirë. Mezi pres të kaloj jetën me ty.” Ata dolën publikisht si çift në vitin 2018, kur aktori postoi një foto në Instagram.