Duket se diss-et e vazhdueshme mes Drake dhe Kanye West kanë marrë fund.
Kanye postoi një foto ku pozon me Drake dhe J Prince; mbishkrimi i tij – një pëllumb – mund të simbolizojë paqen mes tyre.
View this post on Instagram
Drake gjithashtu postoi një video me Kanye-n dhe një tjetër me Dave Chappelle. Të dy ishin të pranishëm në një shfaqje komedi të Dave Chappelle në Toronto.
Fotoja dhe videoja vijnë pas ftesës publike të Kanye West për Drake, i cili i kërkoi që t’i bashkohet në një ngjarje më 7 dhjetor në Los Angeles. “Është koha ta harrojmë,” u shpreh Kanye.
Marrëdhënia e Drake dhe Kanye West u tensionua në vitin 2018, kur Drake akuzoi Kanye West se i kishte bërë të ditur reperit Pusha T se ai kishte një djalë, informacion të cilin Pusha T e përdori në diss-in “Story of Adidon”, kohë kur ekzistenca e djalit të Drake nuk ishte bërë publike.
Në vitin 2018, Kanye postoi në Twitter “s’do të kishte Drake pa Kanye-n.”
Në gusht të këtij viti, Kanye publikoi adresën e shtëpisë së Drake në Toronto dhe pastaj e fshiu. Mesa duket, kjo ishte mënyra e tij për t’iu përgjigjur tekstit të Drake në “Betrayal”. “Këta budallenj me të cilët po zihem që mezi i njoh/ 45, 44 (të djegur) varja/ ju nuk ndryshoni asgjë për mua.”
Pas publikimit të albumit “Certified Lover Boy”, fansat ishin të bindur se Drake iu përgjigj Kanye-s në këngën "7am On Bridle Path”, e cila është një referencë për një lagje në Toronto ku jetonte Drake.
Megjithatë, tani duket se është vendosur paqja!