Një festë e Chrissy Teigen bëri që kritikët e Twitter-it të fërkonin sytë nëse çfarë po shihnin po ndodhte vërtet.
Autorja e librit “Cravings” dhe bashkëshorti i saj, John Legend, organizuan një festë gjatë fundjavës bazuar te shfaqja më e famshme e Netflix, “Squid Game”, e cila përqendrohet te borxhet ekstreme financiare të njerëzve që janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetën në një mori sfidash të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.
Chrissy dhe John transformuan gjithë shtëpinë e tyre në Kaliforni në mënyrë që të duket si seriali.
“Nga t’ia filloj! Çfarë nate absolutisht epike. Ëndrra ime për të parë miqtë e mi të luftojnë deri në vdekje u bë realitet,” shkroi ajo.
View this post on Instagram
Megjithatë njerëzit nuk u mahnitën nga festa dhe kritikuan temën e zgjedhur nga Chrissy dhe John.
“Më vjen keq që njerëzit e pasur janë fjalë për fjalë kaq jashtë kontekstit,” shkroi dikush në Twitter. “’Squid Game’ është për njerëzit, jeta e të cilëve ishte aq e tmerrshme për shkak se ishin të varfër, sa preferuan të luanin një lojë për jetë a vdekje për të shpëtuar nga varfëria dhe Chrissy Teigen e rishfaq në rezidencën e saj.”
Një tjetër shkroi: “Unë jam fanse e Chrissy Teigen, por ka diçka super të çuditshme që të kalosh fundjavën duke luajtur ‘Squid Game’ me miqtë e tu të pasur.”
“Është kaq e pakuptimtë që një milioner të ftojë miqtë e pasur dhe të rikrijojë ‘Squid Game, e cila i ka rrënjët në dhunën e kapitalizmit,” u shpreh një tjetër.