Para pak ditësh, gjykata vendosi t'i japë fund betejës 13-vjeçare të Britney Spears duke e lënë atë plotësisht të lirë! Kujdestaria e saj e cila nisi në 2008-ën, nënkuptonte kontrollin e plotë financiar dhe personal të saj nga i ati dhe një grup avokatësh.
Pak pas "ditës së saj më të lumtur", këngëtarja ka kthyer gjithë vëmendjen mbi veprimet e prindërve të saj ndër vite. Në një prej postimeve të saj ku falenderon fansat dhe tregon për situatën e tmerrshme, ylli i pop-it ngre akuza konkrete për nënën dhe babain e saj.
" Ju (fansat) jeni më të mirët! Zëri im ishte i mbytur dhe i kërcënuar për shumë gjatë...S'kam patur mundësi të flas apo të bëj asgjë. Nuk jam këtu për të bërë viktimën. Unë kam jetuar me viktima gjithë jetën time, që kur kam qenë fëmijë, prandaj kam dalë nga ajo shtëpi, nga shtëpia ime. Punova për 20 vite dhe kam punuar fort. Ende çmendem çdo ditë që zgjohem kur mendoj sesi familja ime dhe kujdestaria ishin në gjendje të më bënin atë që bënë. Eshtë demoralizuese dhe degraduese.
Për të mos vazhduar me faktin që pas gjithë atyre gjërave të këqija që më kanë bërë, duhet të shkojnë në burg. Përfshi këtu edhe nënën time që shkon rregullisht në kishë. Jam mësuar të ruaj paqe për familjen time dhe të mbyll gojën, por jo kësaj here. Unë s'kam harruar asgjë dhe shpresoj që ata ta shohin sot çfarë po them dhe ta kuptojnë për çfarë e kam specifikisht."- shkruan Britney.
Kjo, s'është hera që Spears ka folur publikisht ndaj nënës së saj. Dy javë më parë, këngëtarja tha se ishte ajo përgjegjëse për idenë e kujdestarisë në fillim të gjithçkaje.
Sipas saj, e ëma i ka shkatërruar jetën fshehurazi dhe se ajo e di shumë mirë se çfarë ka bërë. Thënë këtë, s'është surprizë fakti që këngëtarja ka refuzuar ta takojë të ëmën gjatë kësaj periudhe.
View this post on Instagram
Burimi: BuzzFeed