Celebrity

Jennifer Lopez s'do t'i thoshte jo një martese të katërt

Shkruar nga Anabel

19 Nëntor 2021

Jennifer Lopez s'do t'i thoshte jo një martese të

Jennifer Lopez mund të heqë dorë nga gjithçka tjetër, por jo nga dashuria dhe ideja e martesës. Gjatë një interviste të fundit në Today shoë, Lopez u pyet nëse do të donte t'i dëgjonte sërish fjalët magjike: "A do të martohesh me mua" në të shkuarën.

"S'e di! Besoj që po. Ju më njihni, unë jam romantike. Kam qenë gjithmonë e tillë. Jam martuar disa herë dhe sërish besoj tek dashuritë me fund të lumtur. 100%."- u përgjigj aktorja e cila së fundmi ka përfunduar filmin e saj më të ri, "Marry Me", traileri i të cilit u shfaq dje (18 nëntor). 

J.LO ka qenë e njeh mrië martesën njësoj siç njeh divorcin. Ndonëse e martuar 3 herë, është gati sërish të thotë një tjetër "PO", prandaj Ben, bën mirë të dëgjojë me kujdes.

Nëna e dy fëmijëve nga martesa me Marc Anthony me të cilin u nda në 2014-ën, i dha fund një tjetër marrëdhënieje të gjatë në prill të 2021-it. Ajo dhe Alex Rodriguez qëndruan për 4 vite dhe ndonëse njerëzit prisnin dasmën e radhës prej Lopez, vendosën t'i japin fund.

Sidoqoftë, nuk vonoi shumë që Jenny të rigjente dashurinë, tek një prej ish-partnerëve të saj legjendar: Ben Affleck me të cilin duket çdo ditë e më shumë e dashuruar, aq sa është gati të martohet për herë të 4-ët.

Burimi: Glamour