Celebrity

Ndërkohë që Kim shijon romancën, Kanye thotë se Zoti do t'i rikthejë sërish tek njëri-tjetri

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2021

Ndërkohë që Kim shijon romancën, Kanye thotë se Zoti do

Kanye West, së fundmi i ka shpeshtuar deklaratat në lidhje me ish-gruan, Kim Kardashian. Gjatë një interviste të dhënë dje, reperi e përmendi për herë të dytë se një rikthim me Kim-in s'do të ishte i pamundur për të. 

"Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime, Kim gjithashtu. Edhe publikisht kam bërë gabime që nuk janë të pranueshme për një bashkëshort."- u shpreh West, duke shtuar se "Zoti do që t'i kthejë ata pranë njëri-tjetrit."

"Tani për tani, më konkretisht, sot, për çfarëdolloj arsye unë nuk e dija që do të isha në mes të gjithë kësaj, por jam këtu për ta ndryshuar rrëfimin. Unë nuk do të lejoj E!News (Kanye i referohet një tabloidi) që të shkruaj historinë e familjes sime. As Hulu dhe askënd tjetër. Unë jam prifti i shtëpisë time."

Ndërkohë që Kim shijon romancën, Kanye thotë se Zoti do

Pavarësisht ndarjes, reperi foli për shpresën e fortë që ka në lidhje me një familje të bashkuar me Kim dhe 4 fëmijët. 

"Unë dua të jem pranë tyre sa më shumë të jetë e mundur. Kështu që edhe kur jam jashtë shtëpisë, dua një shtëpi ngjitur me shtëpinë. Do bëj gjithçka që të jem në krah të çdo situate. Po përpiqem ta shpreh këtë në mënyrën më të pastër të mundshme, në mënyrën më të qetë të mundshme. Unë kam nevojë të kthehem në shtëpi."- vazhdoi ai, duke e bërë plotësisht të qartë nevojën për të qenë pranë familjes. 

"Nëse armiku mund të ndajë Kim-in dhe Kanye-n, do të ketë miliona familje që do të ndjejnë se të ndahesh është ok. Por kur mbretëria, kur Zoti t'i kthejë sërish bashkë, do të ketë miliona familje që do të ndkohen nga kjo dhe mund ta kalojnë dhe shmangin ndarjen, traumën që djalli ka përdorur për t'i mbajtur njerëzit në mizori."

Komente të tilla vijnë 3 javë pasi foli për herë të parë rreth ndarjes, kur i shokoi njerëzit duke thënë se "s'ka parë kurrë letra divorci."

Ndërkohë që Kanye predikon besimin e tij të fortë për një rikthim të mundshëm, Kim thuhet se po shijon fillimin e romancës së re me Pete Davidson.


Burimi: BuzzFeed