Pavarësisht ndarjes, Kanye shpreson që të rikthehet me Kim Kardashian dhe përpos deklaratave të ëmbla së fundmi, tani publikoi edhe një foto të tyre duke u puthur.
West shpërndau një postim të TMZ ku shkruhet, “Kanye West thotë se Zoti do të bashkojë atë dhe Kim”. Reperi etiketoi Kim-in në Instagram.
Kanye West, së fundmi i ka shpeshtuar deklaratat në lidhje me ish-gruan, Kim Kardashian.
"Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime, Kim gjithashtu. Edhe publikisht kam bërë gabime që nuk janë të pranueshme për një bashkëshort. Tani për tani, më konkretisht, sot, për çfarëdolloj arsye unë nuk e dija që do të isha në mes të gjithë kësaj, por jam këtu për ta ndryshuar rrëfimin.”
Pavarësisht ndarjes, reperi foli për shpresën e fortë që ka në lidhje me një familje të bashkuar me Kim dhe 4 fëmijët.