TV Mania

Donaldi dhe Beatrix flasin për raportin e tyre: ‘Ajo që dua është kjo’

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2021

Donaldi dhe Beatrix flasin për raportin e tyre: ‘Ajo që dua

Pas shumë reagimeve në rrjete sociale dhe pretendimeve të ndryshme që Donaldi dhe Beatrix po bëjnë lojë, të dy protagonistët pranuan sot se kanë një pëlqim me njëri-tjetrin.

Në puntatët e sotme, Donaldi u shpreh se ndihen mirë me njëri-tjetrin. “Unë e di shumë mirë çfarë dua dhe ajo që dua është kjo,” tha ai. “Rreth tij më merret fryma” dhe “ai e ka timonin në dorë. Nëse ai më thotë hajde hidhemi, unë do hidhem bashkë me të” ishin disa prej deklaratave të Beatrix gjatë javës.

Në videon përmbledhëse me momentet e tyre, Beatrix u shpreh se ndihet në siklet sepse ka qenë një ndër ata që janë emocionuar nga historia e Borës dhe Donaldit. Megjithatë, duket se të dy i kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit.

Donaldi dhe Beatrix flasin për raportin e tyre: ‘Ajo që dua

Duket se Donaldi ka zgjedhur të mos e komentojë të shkuarën dhe historinë me Borën, për të cilën vetë ai e la të hapur ribashkrimin (përmes puthjes dhe varëses), gjë që nga ish-banorët në studio u konsiderua si mungesë respekti.