Celebrity

Mjaft me Will dhe Jada! Peticioni kërkon të ndalojë mediat të intervistojnë çiftin Smith, por pse?

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2021

Mjaft me Will dhe Jada! Peticioni kërkon të ndalojë mediat

Një peticion, i cili u kërkon gazetarëve të ndalojnë së intervistuari Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, ka mbledhur gati 10,000 firma.

Peticioni në Change.org, me titull “Ndaloni së intervistuari Will dhe Jada Smith!” shpreh pakënaqësi për tendencën e çiftit të famshëm për të zbuluar detaje intime të jetës private.

"Sinqerisht është shumë. Të famshmit zakonisht nuk ndajnë më shumë informacion sesa do të donim të dinim, por këta të dy janë një përjashtim,” shkruan dikush.

Në fund të shtatorit, Will Smith zbuloi se ai dhe Jada vendosen në një moment të martesës që të mos ishin monogamë, ndërkohë që më parë Jada pranoi se ka patur diçka me këngëtarin August Alsina, por gjatë kohës që ishte thuajse e ndarë me Will. Për GQ, intervistuesi i Smith, Wesley Lowery, shkroi se aktori "i shpjegoi me delikatesë" se Pinkett Smith nuk ishte "e vetmja që kishte edhe marrëdhënie të tjera seksuale".

Në fund të nëntorit, aktori foli për gjendjen e vështirë kur villte pas orgazmës si një “reagim psikosomatik”.