Në një përmbledhje të intervistës së parë të aktorit Alec Baldwin që pas incidentit në sheshxhirim ku mbeti e vrarë kineastja Halyna Hutchins, Baldwin thotë se nuk e tërhoqi ai këmbëzën e armës.
Hutchins, 42 vjeçe, u vra dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u plagos kur arma që Baldwin mbante në dorë shpërtheu gjatë xhirimeve të “Rust” – një fatalitet i rrallë që detyroi Hollywood-in të rishihte përdorimin e armëve në industrinë e filmit.
Në një promo për intervistën e ABC, e para e Baldwin që nga tragjedia, George Stephanopoulos shfaqet duke i kërkuar aktorit të konfirmojë se nuk ishte në skenar që këmbëza të tërhiqej. “Epo, këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën,” thotë Baldwin. Stephanopoulos shton: "Pra nuk e keni tërhequr kurrë këmbëzën?" për të cilën Baldwin përgjigjet: “Jo, jo, jo, jo. Unë kurrë nuk do t'i drejtoja armën dikujt dhe do të tërhiqja këmbëzën. Kurrë.”
Gazetari e përshkroi Baldwin si i "të shkatërruar", por "shumë të sinqertë".
“Kam bërë mijëra intervista në 20 vitet e fundit në ABC. Kjo ishte më intensivja që kam përjetuar ndonjëherë,” tha ai.
I pyetur se si mendon se një plumb i vërtetë u fut në armë, e cila supozohej të ishte e mbushur me fishekë manovër, Baldwin tha se "nuk e kishte idenë".
- Alec Baldwin për tragjedinë në sheshxhirim: ‘Një në një trilion ngjarje’
- Detaje të reja nga tragjedia në sheshxhirim: Aktorit iu tha se arma ishte e sigurt!
- Çfarë janë realisht ‘armët skenike’ dhe si mund të shkaktojnë tragjedi?
- Vrau aksidentalisht anëtaren e stafit: Postimi i Alec Baldwin në vitin 2017 bëhet viral